Sesioni juaj ka mbaruar!
Ju lutem rifreskoni faqen

Bashkohu me Policinë e Shtetit

Akademia e Sigurisë fton profesionistë të fushave të ndryshme ti bashkohen Policisë së Shtetit duke vënë ne dispozicion të komunitetit aftësitë dhe eksperiencën e tyre.

Zgjidh
Dokumentet
Nuk keni ngarkuar asnje dokument
Rreth Aplikimit

Me qëllim plotësimin organik të Policisë Kriminale, si dhe për t'i paraprirë procesit të konsolidimit dhe profilizimit të shërbimit të Policisë Kriminale, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Akademia e Sigurisë kanë marrë masat për të hapur konkurimin për Kursin e Oficerit të Policisë Kriminale.

Kriteret e përgjithshme janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të jetë i aftë fizikisht për të kryer detyrën.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje.
  • Të jetë pajisur me vërtetim besueshmërie.
  • Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjeteve të tipit "B".

Kriteret e vecanta janë:

  • Të ketë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkenca kompjuterike (degët informatikë, elektronikë)
  • Të jetë në moshë jo më shumë se 29 vjec.
  • Të ketë mesataren e cikleve të studimit mbi "8".
  • Të jetë me gjatësi jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 cm për femrat
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standartit ALCPT.

Aplikantët duhet të paraqesin pranë drejtorive vendore të policisë, dokumentacionin e meposhtëm:

  1. Formularin e Aplikimit
  2. Diplomën dhe listën e notave të noterizuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara).
  3. Fotokopje të kartës së identitetit.
  4. Diplomë/dëshmi/certifikatë e zotërimit të gjuhës angleze.
  5. 2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.
  6. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit "B".
  7. Certifikatë e gjendjes gjyqësore.
  8. Certifikatë familjare.
  9. Vërtetim nga gjykata.
  10. Vërtetim nga prokuroria.

Në aplikimin online duhet të ngarkoni vetëm dokumentat në pikat "2", "3", "4", "5" dhe "6".

Dokumentet e përcaktuara në pikat "7", "8", "9" dhe "10", dorëzohen nga aplikantët e shpallur fitues pas përfundimit të procesit të vlerësimit.

Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutemi kontaktoni në adresën e email-it: akademia.sigurise@asp.gov.al .